VLEN: Rreth 1.200 projekte në të gjitha komunat! Tahiri: Investime pa dallime partiake

Deputeti i VLEN-it, Zeqirija Tahiri, tha se në të gjitha komunat e vendit po realizohen rreth 1.200 projekte me mbështetje të Qeverisë. Sipas tij, investimet kapin miliarda denarë dhe përfshijnë infrastrukturën, ujësjellësit, shkollat, spor...

shtator 3, 2026 - 16:00
VLEN: Rreth 1.200 projekte në të gjitha komunat! Tahiri: Investime pa dallime partiake

Deputeti i VLEN-it, Zeqirija Tahiri, tha se në të gjitha komunat e vendit po realizohen rreth 1.200 projekte me mbështetje të Qeverisë. Sipas tij, investimet kapin miliarda denarë dhe përfshijnë infrastrukturën, ujësjellësit, shkollat, sportin dhe mjedisin. Tahiri theksoi se investime po realizohen edhe në komunat e drejtuara nga VLEN-i, por edhe në komunat e tjera, pa dallime partiake.

“Vetëm përmes dikasterit të transportit po realizohen 814 projekte me vlerë mbi 11 miliardë denarë. Prej tyre, 382 tashmë kanë përfunduar, ndërsa 432 të tjera janë në realizim. Në fushën e mjedisit po realizohen 183 projekte me vlerë mbi tre miliardë denarë. Janë miratuar edhe 55 projekte për shkolla dhe objekte arsimore, 36 projekte sportive, 18 projekte kulturore dhe 10 projekte në fushën e mbrojtjes sociale. Por, për qytetarët, më shumë se shifrat ka rëndësi ajo që shihet në terren”, u shpreh Zeqirija Tahiri, VLEN.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.