VLEN shpërthen ndaj Ali Ahmetit: “Për të, drejtësia është kumar – pafajësinë e Grubit e ka shpallur para gjykatës!”

VLEN akuzon Ali Ahmetin se po paragjykon rezultatin e procesit gjyqësor ndaj Artan Grubit, duke deklaruar se ai do të shpallet i pafajshëm, ndonëse gjykimi ende vazhdon. Nga VLEN thonë se Ahmeti ka ndryshuar qëndrim: nga deklaratat se Grubi...

shtator 21, 2026 - 10:30
VLEN shpërthen ndaj Ali Ahmetit: “Për të, drejtësia është kumar – pafajësinë e Grubit e ka shpallur para gjykatës!”

VLEN akuzon Ali Ahmetin se po paragjykon rezultatin e procesit gjyqësor ndaj Artan Grubit, duke deklaruar se ai do të shpallet i pafajshëm, ndonëse gjykimi ende vazhdon.

Nga VLEN thonë se Ahmeti ka ndryshuar qëndrim: nga deklaratat se Grubi duhet të mbajë përgjegjësi nëse ka keqpërdorur besimin, tani, sipas tyre, ka kaluar në mbrojtje të hapur të tij.

“Gjykata nuk është kazinoja politike e BDI-së dhe aktgjykimet nuk shkruhen në selinë e partisë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.