VMRO-DPMNE është për një njësi zgjedhore, por vetëm me një kusht?

“Nëse partitë politike arrijnë të merren vesh dhe të arrijnë konsensus të përgjithshëm që vendi të jetë një njësi zgjedhore, VMRO-DPMNE nuk do të ketë problem ta mbështesë atë zgjidhje”, deklaroi deputeti Antonijo Milloshoski. Ai rikujtoi s...

shtator 30, 2026 - 12:00
VMRO-DPMNE është për një njësi zgjedhore, por vetëm me një kusht?

“Nëse partitë politike arrijnë të merren vesh dhe të arrijnë konsensus të përgjithshëm që vendi të jetë një njësi zgjedhore, VMRO-DPMNE nuk do të ketë problem ta mbështesë atë zgjidhje”, deklaroi deputeti Antonijo Milloshoski.

Ai rikujtoi se partia edhe në bisedimet e kaluara e ka përfaqësuar këtë qëndrim, i cili atëherë është ndarë edhe nga subjekte të tjera politike, por deri te marrëveshja nuk erdhi për shkak të propozimeve të kundërta nga disa parti.

“Ne edhe në bisedimet e mëparshme si VMRO-DPMNE e shprehëm qëndrimin tonë se jemi për një njësi zgjedhore dhe më shumë parti e ndanin këtë qëndrim. Por, për fat të keq, dy-tri opsione politike ishin kundër – disat propozuan tetë njësi zgjedhore, një parti tjetër politike propozoi tre njësi zgjedhore, ndërsa BDI propozoi prag të lidhur prej pesë përqind si kusht për një njësi zgjedhore. Ishte e dukshme se është e vështirë të arrihet konsensus. Nëse arrihet konsensus, ne nuk kemi asnjë problem që të ketë një njësi zgjedhore”, theksoi Milloshoski. (INA)

The post VMRO-DPMNE është për një njësi zgjedhore, por vetëm me një kusht? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.