VMRO-DPMNE kërkon hetim për objektin në Vlae, përmend bashkëpunëtorin e afërt të Pendarovskit
Partia në pushtet kërkon sqarime nga ish-presidenti Stevo Pendarovski për lidhjen e tij me investimin në Vlae, që sipas deklarimeve të përmendura në reagim i përket bashkëpunëtorit të tij të afërt, Erold Musliu. Kërkohet verifikimi i burimi...
Partia në pushtet kërkon sqarime nga ish-presidenti Stevo Pendarovski për lidhjen e tij me investimin në Vlae, që sipas deklarimeve të përmendura në reagim i përket bashkëpunëtorit të tij të afërt, Erold Musliu. Kërkohet verifikimi i burimit të financimit, gjendjes pronësore dhe ligjshmërisë së investimit.
VMRO-DPMNE ka kërkuar përgjigje konkrete lidhur me ndërtimin e një objekti në lagjen Vlae të Shkupit, për të cilin, sipas partisë, ish-presidenti Stevo Pendarovski ka pranuar se është në pronësi të bashkëpunëtorit të tij të afërt, Erold Musliu.
Në një komunikatë të publikuar sot, partia kërkon që Pendarovski të sqarojë publikisht se çfarë di për këtë objekt, cila është lidhja e tij me Musliun dhe pse rasti ngre dyshime për konflikt të mundshëm interesi.
Një nga çështjet kryesore të ngritura nga VMRO-DPMNE ka të bëjë me burimin e mjeteve financiare për realizimin e investimit, si dhe përputhshmërinë e vlerës së tij me gjendjen pronësore dhe të ardhurat e deklaruara të Musliut.
Partia kërkon gjithashtu të verifikohet nëse janë deklaruar të gjitha interesat afariste dhe nëse ekzistojnë lidhje të mundshme të palejuara nga periudha kur Musliu ushtronte funksion publik.
“Musliu të tregojë nëse mund ta shpjegojë prejardhjen e mjeteve për ndërtimin. Të kontrollohen gjendja pronësore dhe të ardhurat e deklaruara”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Në komunikatë kërkohet që institucionet kompetente të shqyrtojnë dokumentacionin, financimin dhe ligjshmërinë e investimit, përfshirë edhe mundësinë e konfliktit të interesit apo ndonjë lidhjeje me ushtrimin e mëparshëm të detyrave zyrtare nga Musliu.
VMRO-DPMNE u bën thirrje Prokurorisë Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të ndërmarrin veprime dhe të mos mbeten vetëm vëzhgues të rastit.
Sipas partisë, qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse personat që kanë ushtruar funksione të larta publike mund ta justifikojnë pasurinë e tyre përmes të ardhurave të fituara në mënyrë të ligjshme.
“Nuk ka të paprekshëm. Nuk ka të privilegjuar. Ligjet duhet të vlejnë njësoj për të gjithë”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së. Gazeta Flaka
The post VMRO-DPMNE kërkon hetim për objektin në Vlae, përmend bashkëpunëtorin e afërt të Pendarovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.