VMRO: Mundësi për ulje të faturave të rrymës deri 10 për qind!

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdon me realizimin e politikave dhe investimeve që synojnë rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, zvogëlimin e varësisë nga importi dhe sigurimin e një sistemi energjetik stabil e të besuesh...

gusht 19, 2026 - 14:30
VMRO: Mundësi për ulje të faturave të rrymës deri 10 për qind!

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdon me realizimin e politikave dhe investimeve që synojnë rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, zvogëlimin e varësisë nga importi dhe sigurimin e një sistemi energjetik stabil e të besueshëm për qytetarët dhe kompanitë, thuhet në kumtesën e partisë.

“Pavarësisht pretendimeve të opozitës se energjia elektrike do të shtrenjtohet për 5%, rritja reale është 2,28%, një nga më të ulëtat në Evropë. Me zgjidhjet e reja ligjore hapet mundësia që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë të ulet për 5 deri 10%. Me masat e ndërmarra për subvencionimin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt mbrohet standardi i qytetarëve dhe parandalohen tronditjet e çmimeve për amvisëritë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Sipas kumtesës, qëllimi afatgjatë është që Maqedonia të prodhojë më shumë energji elektrike vendore dhe gradualisht të ulë varësinë nga importi.

Në prill të këtij viti, prodhimi vendor mbuloi 88,8% të konsumit total të energjisë elektrike në vend, një hap i rëndësishëm drejt objektivit strategjik që Maqedonia të bëhet neto‑eksportuese e energjisë elektrike. Paralelisht po punohet në konsolidimin e funksionimit të ESM, rritjen e akumulimeve dhe shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve ekzistuese, ndërsa po realizohen edhe investime të reja strategjike në energjetikë.

Janë nënshkruar marrëveshje për realizimin e fotovoltaikës “Bitola 3” dhe për revitalizimin e hidrocentraleve – Faza 3, me vlerë totale prej 97 milionë eurosh. “Bitola 3” pritet të rrisë prodhimin nga burime të pastra, ndërsa revitalizimi i hidrocentraleve do të mundësojë shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve ekzistuese.

Gjithashtu ka nisur ndërtimi i parkut më të madh të erës në vend, me 55 turbinë, i cili pritet të furnizojë me energji elektrike rreth 100 mijë amvisëri. Investimi i kompanisë “Alkazar Energy” kap vlerën e rreth gjysmë miliardë dollarësh.

Ndërkohë, me nënshkrimin e memorandumit me “Kazandzi Group” hapet mundësia për realizimin e një projekti strategjik me vlerë deri në 1 miliard euro, që përfshin zhvillimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtimin e një rrjeti distributiv për gaz natyror dhe masa për rritjen e sigurisë në furnizimin me gaz.

Sipas VMRO-DPMNE, këto investime nënkuptojnë mundësi të reja për industri, mbështetje të procesit të gazifikimit, hapje të vendeve të reja të punës dhe forcim të rezistencës energjetike të shtetit. Qeveria, siç theksohet, po ndërton një sistem energjetik stabil, të qëndrueshëm ndaj krizave dhe të harmonizuar me standardet evropiane, me synimin final që Maqedonia të jetë shtet që prodhon, eksporton dhe siguron energji elektrike me kosto të parashikueshme dhe më të ulëta për qytetarët dhe kompanitë. përcjell Zhurnal.mk .


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.