Votohet qeveria e re KURTI 4
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër. Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë ...
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër.
Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.
Albin Kurti u zgjodh kryeministër për mandatin e ri qeverisës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Votimi i Qeverisë erdhi pas konstituimit të Kuvendit dhe përfundimit të procedurave për formimin e institucioneve të reja.
15:00 – Kurti prezantoi kabinetin qeveritar, këta janë ministrat
Kryeministri Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, ku siç mësohen emrat janë thuajse nga përbërja e deritanishme e qeverisjes aktuale.
Këta janë ministrat të cilët i propozoi Kurti:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.