“Votojmë për, votojmë për”- Publikohen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja.Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, duket se funksionojnë me skenarë. Në disa mesazhe që ka publikuar Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të kësaj partie u dërgohet skenari […]

Prill 10, 2026 - 15:30
“Votojmë për, votojmë për”- Publikohen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja.Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, duket se funksionojnë me skenarë.

Në disa mesazhe që ka publikuar Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të kësaj partie u dërgohet skenari për secilën seancë.Kjo shihet në një komunikim në telefonin e deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi.

“Skenari: E premte, 10.04.2026, ora 10:00”, thuhet në hyrje të Emailit.Më pas, për secilin projektligj, deputetët e VV-së udhëzohet si të votojnë.

Në këtë seancë, propozim i PDK-së për Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, me 86 vota për u votua që të dal si pikë e parë e rendit të ditës.Edhe propozimi i LDK-së për ngritjen e çmimeve ka marr 81 vota për që të trajtohet në pikat e para të rendit të ditës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bllokuar vendin përmes, siç tha ai, prodhimit të krizave të njëpasnjëshme.