Voziste pa patentë, arrestohet shoferi dhe konfiskohet vetura
Më 09.08.2026 në orën 14:05 në pikën pagesore Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin D.T. (40) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në komunikacion është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Volkswag...
Më 09.08.2026 në orën 14:05 në pikën pagesore Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin D.T. (40) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në komunikacion është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pas së cilës personi është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të KP. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.