Vranësira dhe reshje shiu në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 26 gradë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite priten reshje të dobëta lokale shiu, fillimisht në pjesët perëndimore të vendit. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike,...
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite priten reshje të dobëta lokale shiu, fillimisht në pjesët perëndimore të vendit.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 20 deri në 26 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila herë pas here do të jetë më e fortë përgjatë Vardarit.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Ndryshimi i motit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga nesër deri në fillim të javës së ardhshme priten reshje shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të dendura. Të enjten mund të ketë edhe bubullima të rralla, ndërsa sot dhe nesër lokalisht pritet mjegull në orët e mëngjesit.
Flaka
The post Vranësira dhe reshje shiu në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 26 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.