Vranësira dhe reshje shiu sot në Maqedoninë e Veriut, ja si do të jetë moti gjatë javës
Maqedoninë e Veriut sot e pret mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato...
Maqedoninë e Veriut sot e pret mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 12 gradë.
Nga e marta pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe më të ngrohtë. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull gjatë mëngjesit, ndërsa reshje lokale parashikohen sërish drejt fundit të javës.
Të premten pritet edhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
Flaka
The post Vranësira dhe reshje shiu sot në Maqedoninë e Veriut, ja si do të jetë moti gjatë javës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.