Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës, e cila tha se kryeministri Albin Kurti sot e pranoi kërkesën për dorëheqje nga Hxoha dhe e ...


Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës, e cila tha se kryeministri Albin Kurti sot e pranoi kërkesën për dorëheqje nga Hxoha dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti”.
Qeveria tha se “e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”.
Zekaj, 49 vjeçe, dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, derisa bashkëshorti i saj ishte ndaluar nga policia në mbajtje për 48 orë për kanosjen e saj.
Vrasja e saj zgjoi zemërim në shoqëri për përgjegjësinë institucionale dhe dështimin në mbrojtjen e jetës së saj përkundër thirrjeve të shumta për ndihmë që ajo i kishte drejtuar në Policinë e Kosovës dhe organet tjera të drejtësisë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.