Vr’asja e dyfishtë në Gjilan, vjen reagimi i parë nga presidentja Shiroka-Pula
Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy personave sot në Livoç të Gjilanit. Në një telegram ngushëllimi, Shiroka-Pula ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë. “Asnjë rre...


Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy personave sot në Livoç të Gjilanit.
Në një telegram ngushëllimi, Shiroka-Pula ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë.
“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.
Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes” thuhet në reagim.
Kjo është deklarata e plotë e presidentes:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin.
Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.
Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.
Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.