Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pasi po e maltretojnë popullin tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, duke e lidhur këtë me siç tha ai, trajtimin e serbëve nga autoritetet në Prish...

gusht 9, 2026 - 15:30
Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pasi po e maltretojnë popullin tonë
vuciq-i-rikthehet-idese-se-cmendur-per-ujmanin:-po-e-shqyrtojme-ndryshimin-e-rrjedhes-se-ibrit,-pasi-po-e-maltretojne-popullin-tone

vuciq-i-rikthehet-idese-se-cmendur-per-ujmanin:-po-e-shqyrtojme-ndryshimin-e-rrjedhes-se-ibrit,-pasi-po-e-maltretojne-popullin-tone

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, duke e lidhur këtë me siç tha ai, trajtimin e serbëve nga autoritetet në Prishtinë.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertë që merren me këtë çështje, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë. Kur po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim – kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibërit dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, tha Vuçiq gjatë një vizite në punimet për urën e vjetër hekurudhore në Beograd.

Vuçiq tha se Serbia është shtet sovran dhe se do të veprojë në përputhje me interesat e saj, raporton IndeksOnline.

“Ne jemi shtet sovran. Ndonjëherë kemi interesa të këtilla, ndonjëherë të tjera dhe në përputhje me to do të sillemi”, tha ai.

Duke folur për situatën e serbëve në Kosovë, Vuçiq tha se ata, sipas tij, po përballen me kushte shumë të vështira dhe se Serbia po ndjek nga afër zhvillimet.

Ai gjithashtu tha se Serbia nuk e konsideron aktualisht luftën me NATO-n si opsion.

“Për ata që janë mbrojtës të mëdhenj të popullit tonë, pyesni popullin tonë në Kosovë se kë e shohin si mbrojtësin e vetëm. Unë i shoh mirë këto rrethana dhe merrem me to çdo ditë. Është shumë e vështirë. Por, a është opsion për ne në këtë moment të hyjmë në luftë me NATO-n? Mendoj se nuk është”, tha Vuçiq.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.