Vuçiq në trans pas deklaratës së Zelenskyyt: S’kanë pasur shqiptarët goditje më të madhe në këto 14-15 vjetët e fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tashmë ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky post, ndërsa zgjedhjet atje pritet të mbahen në vjeshtë, po e feston deklaratën e Zelenskyyt për Kosovën. Ai dje u ka thënë gazetarëve se Kosova nuk ka...

gusht 10, 2026 - 16:30
Vuçiq në trans pas deklaratës së Zelenskyyt: S’kanë pasur shqiptarët goditje më të madhe në këto 14-15 vjetët e fundit
vuciq-ne-trans-pas-deklarates-se-zelenskyyt:-s’kane-pasur-shqiptaret-goditje-me-te-madhe-ne-keto-14-15-vjetet-e-fundit

vuciq-ne-trans-pas-deklarates-se-zelenskyyt:-s’kane-pasur-shqiptaret-goditje-me-te-madhe-ne-keto-14-15-vjetet-e-fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tashmë ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky post, ndërsa zgjedhjet atje pritet të mbahen në vjeshtë, po e feston deklaratën e Zelenskyyt për Kosovën. Ai dje u ka thënë gazetarëve se Kosova nuk ka pësuar goditje më të madhe në 14-15 vjetët e fundit.

“Prishtina ka reaguar më ashpër se kurrë më parë ndaj Zelenskyt. Në Prishtinë po zhvillohet një fushatë e gjithanshme kundër tij”, tha Vuçiq.

Tutje, Vuçiq tha se Serbia mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga Ukraina, një vend që, sipas tij, nuk e ka sfiduar kurrë integritetin territorial të Serbisë.

“Vetëm mendoni për ndikimin, Zelensky vjen këtu dhe thotë “Po, Kosova është Serbi.’ A kanë pësuar shqiptarët një goditje më të madhe gjatë 14 viteve të fundit?”, tha Vuçiq me tone triumfale, derisa iu përgjigj kritikave të politikanëve serbë për vizitën e Zelenskyt në Serbi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.