VV-ja sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm
Lëvizja Vetëvendosje sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. VV ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për


Lëvizja Vetëvendosje sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
VV ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)”, thuhet në njoftimin e të mërkurës.