Waitz: Natyra e Maqedonisë së Veriut mund të kthehet në motor të turizmit dhe ekonomisë lokale
Pasuritë natyrore dhe parqet kombëtare të Maqedonisë së Veriut kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ekonomive lokale, tha eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Thomas Waitz. Duke fo...
Pasuritë natyrore dhe parqet kombëtare të Maqedonisë së Veriut kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ekonomive lokale, tha eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Thomas Waitz.
Duke folur në Komitetin e Përbashkët Parlamentar BE–Maqedonia e Veriut, Waitz theksoi se efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme, veçanërisht përmes valëve të të nxehtit, thatësirave dhe zjarreve.
Sipas tij, përveç reduktimit të emetimeve, vendet duhet të përgatiten edhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat tashmë kanë pasoja në shëndetin e njerëzve, bujqësi, transport dhe infrastrukturë.
Në këtë kontekst, Waitz veçoi Maqedoninë e Veriut për pasuritë e saj natyrore dhe parqet kombëtare, duke i cilësuar ato si një mundësi për zhvillimin e turizmit natyror dhe krijimin e aktiviteteve të reja ekonomike në komunitetet lokale.
Në takim, deputetja Dragana Arsova foli për procesin e përafrimit të legjislacionit mjedisor me standardet e Bashkimit Evropian. Ajo bëri të ditur se rrjeti për monitorimin e cilësisë së ajrit është zgjeruar në 23 stacione automatike.
Gjithashtu, janë identifikuar 24 zona potenciale për rrjetin “Natura 2000”, të cilat së bashku mbulojnë rreth 12 për qind të territorit të vendit.
Në fushën e legjislacionit, aktualisht po përgatitet Ligji i ri për Natyrën, ndërsa Propozim-ligji për Veprimin Klimatik parashikon mekanizma për monitorimin e emetimeve dhe krijimin e kushteve për arritjen e neutralitetit klimatik në afat të gjatë. Gazeta Flaka
The post Waitz: Natyra e Maqedonisë së Veriut mund të kthehet në motor të turizmit dhe ekonomisë lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.