Xhafer Tahiri pyetet nëse frikësohet nga masat e mundshme të Abdixhikut, kjo është përgjigjja e tij

Xhafer Tahiri ka folur për Reporteri.net pas përfundimit të fjalimit të Lumir Abdixhikut dhe ofrimit të dorëheqjes në Kuvendin e Punës. Ai tha se fjalimi i Abdixhikut ishte në një moment të rëndësishëm dhe jo të lehtë për LDK-në. “LDK është parti e popullit të Kosovës pa snjë dyshim, po LDK-ja po i kalon momentet […]

Jan 31, 2026 - 14:30
 0
Xhafer Tahiri pyetet nëse frikësohet nga masat e mundshme të Abdixhikut, kjo është përgjigjja e tij

Xhafer Tahiri ka folur për Reporteri.net pas përfundimit të fjalimit të Lumir Abdixhikut dhe ofrimit të dorëheqjes në Kuvendin e Punës.

Ai tha se fjalimi i Abdixhikut ishte në një moment të rëndësishëm dhe jo të lehtë për LDK-në.

“LDK është parti e popullit të Kosovës pa snjë dyshim, po LDK-ja po i kalon momentet e saja të rënda,

“Çdo shtëpi në Kosovë po e sheh çka po ndodh me LDK-në, por i them secilit anëtarë të LDK-së, atyre që kanë qenë më herët, edhe ata që do të vijnë, kjo parti politike, do të ringritet dhe do të bëhet më e fuqishme dhe sot këta njerëz që janë në Kuvend do ta gjejnë rrugën e duhur se si të ringritemi, edhe duke pranuar ku kemi gabuar, por edhe duke marrë përgjegjësi për atë që na takon, por edhe duke dhënë alternativë të vërtetë rrugës tonë përpara”, tha Tahiri për Reporteri.net.

I pyetur se a a ka frikë që Abdixhiku do të marrë masa ndaj tij për shkak të koalicionit me VV-në në Vushtrri, Tahiri ka thënë se “në politikë, në jetë ai që funksionon me frikë, ai nuk arrin askund”.