Xhaxhallarët sulmojnë me thika nipin dhe babanë e tij, konflikt për pronën

MPB njofton se më 13.08.2026 në ora 23:30, në Stacionin Policor të Çegranit, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20, në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura pronësore-juri...

gusht 14, 2026 - 17:00
Xhaxhallarët sulmojnë me thika nipin dhe babanë e tij, konflikt për pronën

MPB njofton se më 13.08.2026 në ora 23:30, në Stacionin Policor të Çegranit, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20, në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga xhaxhallarët e tij J.A. dhe F.A.

Sipas denoncimit, ata kanë përdorur edhe mjete të mprehta, ndërsa më pas kanë hyrë në shtëpi ku kanë sulmuar fizikisht edhe babanë e tij.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.