Xhevdet Hajredini falënderon të gjithë për ngushëllimet pas humbjes së djalit të tij, Lirimit

Babai i të ndjerit Lirim Hajredini, drejtorit operativ të ALSAT-it, ka publikuar një mesazh falënderimi dhe sqarimi për të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirët që ndanë dhimbjen me familjen pas ndarjes së tij nga jeta. Në mesazhin e tij, ...

gusht 29, 2026 - 12:00
Xhevdet Hajredini falënderon të gjithë për ngushëllimet pas humbjes së djalit të tij, Lirimit

Babai i të ndjerit Lirim Hajredini, drejtorit operativ të ALSAT-it, ka publikuar një mesazh falënderimi dhe sqarimi për të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirët që ndanë dhimbjen me familjen pas ndarjes së tij nga jeta.

Në mesazhin e tij, Xhevdet Hajredini shkruan:

“Me pak vonesë, me keqardhje të thellë dhe me ndjesë, për shkaqe objektive – moshës 87-vjeçare dhe gjendjes së rëndë shpirtërore – nuk kam qenë në gjendje, ashtu si e do zakoni te ne, që shumë shokëve, miqve dhe dashamirëve, për rastin e fundit tragjik të jetës shumë të re të djalit tim Lirimit, t’u bëja të mundur të më shprehin dhe t’i pranoja ngushëllimet.”

Familja Hajredini shpreh mirënjohjen për mirëkuptimin, mbështetjen dhe respektin e treguar nga të gjithë ata që kanë qenë pranë saj në këto ditë të vështira.

Drejtori operativ i TV ALSAT u nda nga jeta më 13 gusht. Ai do të kujtohet si një nga kontributorët më të rëndësishëm në historinë e televizionit. Për më shumë se 15 vjet, Lirim Hajredini ishte pjesë e pandashme e familjes së madhe të ALSAT-it dhe, me profesionalizmin, përkushtimin dhe vizionin e tij, kontribuoi në ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e televizionit në çdo etapë të rrugëtimit të tij./Alsat.mk.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.