Yamal apo Olise? Shifrat nga sezoni 2025/26 tregojnë një befasi
Michael Olise dhe Lamine Yamal po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre, por statistikat nga sezoni 2025/26 e deri më tani tregojnë se francezi ka shifra më të larta në kontributin ofensiv. Ylli i Bayern Munichut, Olise, ka regjistruar gjithsej 8...


Michael Olise dhe Lamine Yamal po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre, por statistikat nga sezoni 2025/26 e deri më tani tregojnë se francezi ka shifra më të larta në kontributin ofensiv.
Ylli i Bayern Munichut, Olise, ka regjistruar gjithsej 80 kontribute në gola, me 40 gola të shënuar dhe 40 asistime.
Në anën tjetër, talenti i Barcelonës, Yamal, ka 69 kontribute, falë 38 golave dhe 31 asistimeve.
Diferenca mes tyre është prej 11 kontributesh në gola, me Olisen që kryeson si në numrin e golave, ashtu edhe në asistime. Francezi ka realizuar dy gola më shumë dhe ka dhënë nëntë asistime më shumë se ylli spanjoll.
Sa u përket trofeve, të dy futbollistët kanë fituar nga tre të tillë gjatë kësaj periudhe. Një tjetër dallim shfaqet te penalltitë: Yamal ka gjuajtur pesë, ndërsa Olise nuk ka gjuajtur asnjë.
Pas fitores me pesë gola ndaj Real Betisit – Barcelona përballet me probleme në udhëtim
Këto shifra e vendosin Olisen përpara Yamalit në statistikat e përgjithshme ofensive që nga sezoni 2025/26, megjithëse të dy mbeten ndër emrat më të spikatur të futbollit evropian.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.