Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë
Yll Limani ka mbajtur dje një koncert në Shtutgart të Gjermanisë. Gjatë ngjitjes në skenë, artisti u shfaq me një këmishë të zezë e cila mbante emblemën e UÇK-së. Përpara qindra të pranishmëve, ai përcolli një mesazh mbështetës pas zhvillim...


Yll Limani ka mbajtur dje një koncert në Shtutgart të Gjermanisë.
Gjatë ngjitjes në skenë, artisti u shfaq me një këmishë të zezë e cila mbante emblemën e UÇK-së. Përpara qindra të pranishmëve, ai përcolli një mesazh mbështetës pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale.
“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet të kthehen në vendin e tyre”, ka deklaruar ai përpara publikut, para se të interpretonte këngën “Kthem”, një interpretim i dedikuar shtëpisë dhe vendlindjes.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.