Ymeri: Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e lumit Ibër lidhet me kartën nacionaliste të VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Imeri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Imeri ka lidhur deklaratën e Vuçiqit me zhvillimet poli...

gusht 11, 2026 - 09:30
Ymeri: Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e lumit Ibër lidhet me kartën nacionaliste të VV-së
ymeri:-deklarata-e-vuciqit-per-ndryshimin-e-lumit-iber-lidhet-me-karten-nacionaliste-te-vv-se

ymeri:-deklarata-e-vuciqit-per-ndryshimin-e-lumit-iber-lidhet-me-karten-nacionaliste-te-vv-se

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Imeri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Imeri ka lidhur deklaratën e Vuçiqit me zhvillimet politike në Kosovë, duke argumentuar se çështja e burimeve ujore dhe e sigurisë energjetike duhet të trajtohet në institucionet e Kosovës dhe jo përmes, siç e ka cilësuar ajo, “ngjalljes së panikut”.

“Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e lumit Ibër lidhet me kartën nacionaliste të VV-së, sepse lumi Ibër e mbush liqenin e Ujmanit, lidhet me kanalin Ibër-Lepenc deri në Obiliq, ndërsa lumi vazhdon në Serbi”, ka shkruar Imeri.

Ajo ka pretenduar se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit do të paraqiste rrezik për sigurinë energjetike të Kosovës.

“Ndryshimi i rrjedhës jo veç që nuk lejohet me të drejtë ndërkombëtare, por edhe rrezikon sigurinë energjetike 100 për qind, për çfarë Serbia penalizohet”, ka deklaruar Imeri.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, Qeveria e Kosovës ka trajtuar çështjen e Ujmanit dhe deklaratat e presidentit serb.

“Tash nuk ka nevojë as Albin Kurti, as ministri Sveçla të defilojnë në Ujman kinse e mbrojnë Kosovën. Kallxon rryma, guri e gruri sa e mbrojnë”, ka shkruar ajo.

Imeri ka thënë se për këtë çështje duhet të flitet në Kuvendin e Kosovës, duke e lidhur reagimin e saj edhe me situatën politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve.

“Çështja është Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nuk kryen punë as Vuçiqi në ngjallje paniku për me i dhanë shkak për trazira VV-së”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Imeri ka ngritur edhe një pyetje lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit në seancën e Kuvendit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.