Ymeri: Mbi 50 milionë euro nga nafta për një muaj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave për të lehtësuar barrën e qytetarëve përballë çmimeve të karburanteve. Përmes një postimi, Ymeri tha se vetëm brenda një muaji shteti ka inkasuar mbi ...

gusht 4, 2026 - 22:30
Ymeri: Mbi 50 milionë euro nga nafta për një muaj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë
ymeri:-mbi-50-milione-euro-nga-nafta-per-nje-muaj,-qytetaret-vazhdojne-te-paguajne

ymeri:-mbi-50-milione-euro-nga-nafta-per-nje-muaj,-qytetaret-vazhdojne-te-paguajne

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave për të lehtësuar barrën e qytetarëve përballë çmimeve të karburanteve.

Përmes një postimi, Ymeri tha se vetëm brenda një muaji shteti ka inkasuar mbi 50 milionë euro nga TVSH-ja dhe akciza e naftës, duke theksuar se të hyrat në buxhet nuk po preken.

“Ajo që nuk po na thuhet direkt: Nuk preket arka e (pu)shtetit. Xhepi i qytetarit duhet të durojë”, shkroi ajo, duke kërkuar që ekzekutivi të ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.