Zbulim tronditës në Bardovcë të Shkupit – gjendet një trup i pajetë në kanal

Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në Bardovcë të Shkupit. Sipas policisë, më 26 shtator, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Karposhit është raportuar se pranë rrethojës së një institucioni publik shëndetësor është gjetur nj...

shtator 27, 2026 - 16:30
Zbulim tronditës në Bardovcë të Shkupit – gjendet një trup i pajetë në kanal

Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në Bardovcë të Shkupit.

Sipas policisë, më 26 shtator, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Karposhit është raportuar se pranë rrethojës së një institucioni publik shëndetësor është gjetur një trup i pajetë.

Në vendngjarje ka dalë një ekip i SPB Shkup, ndërsa trupi është marrë dhe është dërguar për obduksion.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.