Zbulohen mbi 1.800 bomba dhe mina, vetëm 200 metra larg banesave!
Një sasi alarmante mjetesh shpërthyese është zbuluar në zonën e ish-kazermës ushtarake në T umbe Kafe të Manastirit (Bitola), vetëm rreth 200 metra larg shtëpive të banimit. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe A...
Një sasi alarmante mjetesh shpërthyese është zbuluar në zonën e ish-kazermës ushtarake në T umbe Kafe të Manastirit (Bitola), vetëm rreth 200 metra larg shtëpive të banimit.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, një ekip prej katër specialistësh të piroteknikës ka zbuluar dhe larguar 1.811 bomba dore dhe mina tromblonike gjatë tri ditëve të fundit.
“Të ndryshkura, por vdekjeprurëse sikur të ishin të reja”, paralajmëroi Angellov përmes një postimi në Facebook.
Në të njëjtën zonë, gjatë muajit maj, ishin zbuluar mbi 2.000 mjete të tjera shpërthyese të pashpërthyera, të mbetura nga Lufta e Parë Botërore.
Autoritetet njoftojnë se operacioni i pastrimit do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha mjeteve të rrezikshme nga kjo hapësirë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
