Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë e Greqisë kanë zbuluar një arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak në Gjirokastër. Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal i përkiste një personi të dyshuar si vrasës më pagesë. I njëjti ka rënë në prangat e policisë. Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e

dhjetor 12, 2025 - 06:30
 0
Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë
Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë e Greqisë kanë zbuluar një arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak në Gjirokastër.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal i përkiste një personi të dyshuar si vrasës më pagesë. I njëjti ka rënë në prangat e policisë.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar dy ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

Policia ka sekuestruar tre armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe pesë krehra.