Zemaj kundër kërkesës së LVV-së për ndryshimin e kandidatit të LDK-së: Logjika për të nënshtruar të tjerët nuk kalon
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që LDK-ja të ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk i ka votat për zgjedhjen e Kujtim Shalës. Zemaj k...


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që LDK-ja të ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk i ka votat për zgjedhjen e Kujtim Shalës.
Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk funksionon përmes kushtëzimeve dhe se partia e tij nuk pranon, siç u shpreh, logjikën e LVV-së për t’i nënshtruar subjektet e tjera politike.
“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime. S’jemi ata që e bllokojmë konstituimin. Mund t’i tejkalojmë ato që janë subjektive. Logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët, nuk kalon”, ka deklaruar Zemaj.
Ai ka bërë të ditur se kandidati i LDK-së për nënkryetar mbetet Kujtim Shala, pa ndryshime në këtë qëndrim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.