Zemaj takon përfaqësuesin e SHBA në NATO, diskutojnë për çështjet urgjente të sigurisë në rajon dhe stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar sot se është takuar në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk. Zemaj ka thënë se kanë pasur një bisedë të thellë, ku kanë folur për çështjet urgjente që lidhen me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për mënyrat e thellimit

shkurt 27, 2025 - 19:00
 0  3
Zemaj takon përfaqësuesin e SHBA në NATO, diskutojnë për çështjet urgjente të sigurisë në rajon dhe stabilitetin e Kosovës
zemaj-takon-perfaqesuesin-e-shba-ne-nato,-diskutojne-per-ceshtjet-urgjente-te-sigurise-ne-rajon-dhe-stabilitetin-e-kosoves

zemaj-takon-perfaqesuesin-e-shba-ne-nato,-diskutojne-per-ceshtjet-urgjente-te-sigurise-ne-rajon-dhe-stabilitetin-e-kosoves

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar sot se është takuar në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk.

Zemaj ka thënë se kanë pasur një bisedë të thellë, ku kanë folur për çështjet urgjente që lidhen me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për një paqe afatgjate, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Trajtuam shqetësimet urgjente të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, diskutuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe i dhamë përparësi paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Zemaj.