Zemaj: Vetëvendosje LDK’së i kërkoi President konsensual, dje e pranoi një të PDK’së dhe vetë ekzistencën e Speciales

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, tha se zgjedhja e ish-ministres së PDK’së, Justina Shiroka Pulës, Presidente dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga ana e Vetëvendosjes nxori në pah “dy të vërteta politike”. Zemaj tha se u dëshmua që...

tetor 7, 2026 - 12:00
Zemaj: Vetëvendosje LDK’së i kërkoi President konsensual, dje e pranoi një të PDK’së dhe vetë ekzistencën e Speciales
zemaj:-vv-po-e-keqperdor-statusin-e-moshes-se-deharit,-asnjeri-nga-ne-s’duhet-ta-lejoje-anarkine-dhe-kapjen-e-shtetit

zemaj:-vv-po-e-keqperdor-statusin-e-moshes-se-deharit,-asnjeri-nga-ne-s’duhet-ta-lejoje-anarkine-dhe-kapjen-e-shtetit

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, tha se zgjedhja e ish-ministres së PDK’së, Justina Shiroka Pulës, Presidente dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga ana e Vetëvendosjes nxori në pah “dy të vërteta politike”.

Zemaj tha se u dëshmua që për Vetëvendosjen mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja.

“Vetëm nga LDK kërkohej konsensual??”, pyeti Zemaj.

Gjithashtu, ai thotë se me votën pro për Ligjin për Specialen mbrëmë Vetëvendosje në praktikë, pranoi edhe vetë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Dje, ping-pongu politik VV – PDK mori fund. Votat treguan shumë më tepër se fjalët”.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë!

Dje, Kuvendi i Kosovës i dha vendit Presidenten e re, pas një procesi të gjatë me debate, pritje, prapaskena, kushtëzime dhe lojëra politike në stilin e ping-pongut.

Por e vërteta, herët a vonë, del në shesh.

Dhe dje u shpalosën qartë dy të vërteta politike.

E para: për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual??

E dyta: VV votoi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pra, në praktikë, pranoi edhe vetë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Këto nuk janë më vetëm debate politike as ndarje ideologjike por janë veprime e votime të regjistruara në Kuvend.

Dje, ping-pongu politik VV – PDK mori fund.

Votat treguan shumë më tepër se fjalët.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.