“Zemërbardhë dhe e respektuar”, kompania ku punonte kujton Arlindën pas v’rasjes së saj

Kompania ku Arlinda punoi për dy vjet ka shprehur dhimbjen për vrasjen e saj, duke e kujtuar si një person të sjellshëm, të respektuar dhe me zemër të bardhë. Në një mesazh prekës, përfaqësuesit e kompanisë kanë thënë se Arlinda ishte pjesë...

tetor 26, 2026 - 11:30
“Zemërbardhë dhe e respektuar”, kompania ku punonte kujton Arlindën pas v’rasjes së saj

Kompania ku Arlinda punoi për dy vjet ka shprehur dhimbjen për vrasjen e saj, duke e kujtuar si një person të sjellshëm, të respektuar dhe me zemër të bardhë.

Në një mesazh prekës, përfaqësuesit e kompanisë kanë thënë se Arlinda ishte pjesë e familjes së tyre të punës, duke lënë pas kujtime të mira dhe respekt që nuk harrohen lehtë.

“Arlinda ishte një njeri i mirë, e sjellshme, e respektueshme dhe me një zemër të bardhë”, thuhet në mesazhin përkujtimor, ku shprehet dhimbja për humbjen tragjike të saj.

Në fund, kompania u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Arlindën.

“Arlinda, do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona si një njeri i mirë dhe një pjesë e çmuar e familjes sonë të punës”, thuhet në mesazhin e tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.