Zeqirija Ibrahimi: Bërvenica nxori në pah virtytin e VLEN-it dhe vesin e BDI-së

Eksponenti i lartë i VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve në Bërvenicë, duke vlerësuar mbështetjen e VLEN-it për kandidatin e një partie shqiptare në opozitë dhe duke kritikuar BDI-në për mungesë falën...

Nëntor 3, 2026 - 11:00
Zeqirija Ibrahimi: Bërvenica nxori në pah virtytin e VLEN-it dhe vesin e BDI-së

Eksponenti i lartë i VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve në Bërvenicë, duke vlerësuar mbështetjen e VLEN-it për kandidatin e një partie shqiptare në opozitë dhe duke kritikuar BDI-në për mungesë falënderimi.

Në një reagim publik, Ibrahimi ka veçuar atë që e cilëson si virtyt të VLEN-it dhe ves të BDI-së.

“Zgjedhjet në Bërvenicë, mes tjerash, kanë nxjerrë në pah edhe dy gjëra që nuk duhet harruar: një virtyt të VLEN-it dhe një ves të BDI-së.

1. Ndodh për herë të parë që një parti shqiptare që është në pushtet, për motive thjesht patriotike, në vend të partnerit të saj qeveritar, e mbështeti kandidatin e një partie shqiptare në opozitë. Kjo kurrë nuk ka ndodhur në 22-vjeçarin e qeverisjes së BDI-së. (Luten anlistiçinjtë e kësaj partie të hulumtojnë dhe ta gjejnë një rast të tillë!) Kështu jo vetëm që bie poshtë akuza për nënshtrim e servilizëm ndaj VLEN-it, por del në pah një standard patriotik që as vetë Komandanti i asaj qendrës në qendër të Shkupit nuk ka guxuar ta bëjë.

Ky është virtyti i lartë i VLEN-it.

2. Përkundër kësaj mbështetjeje, nuk u gjet asnjë eksponent i kësaj partie, përfshirë edhe Komandantin e asaj qendrës në qendër të Shkupit dhe çirakët e tjerë Persona Non Grata ose Persona Grata, që të dalin e ta thonë një “Faleminderit” për VLEN-in.

Ky është vesi i poshtër i BDI-së.

Megjithatë, siç ka thënë populli, “Çfarëdo që të bësh, ia bën vetvetes!””, ka shkruar Ibrahimi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.