“Zgate Zot”: S’ka kolona në kufi, pritjet deri në 10 minuta

Pa kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 16:28, pritjet për automjete në hyrje dhe dalje variojnë nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e pikave nuk raportohet fare kolonë. Pr...

gusht 17, 2026 - 19:00
“Zgate Zot”: S’ka kolona në kufi, pritjet deri në 10 minuta

Pa kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 16:28, pritjet për automjete në hyrje dhe dalje variojnë nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e pikave nuk raportohet fare kolonë.

Pritjet më të gjata, deri në 10 minuta, janë regjistruar në Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stançiq.

Në pikat tjera, pritjet janë kryesisht nga 2 deri në 5 minuta.

Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë deri në 5 minuta dhe nuk ka kolona të raportuara.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.