Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin Thaçi dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Paneli i Gjykatës së Apelit ka miratuar pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit. “Më 29 shtator 2026, Paneli i Gjykatës së Apelit m...

shtator 30, 2026 - 13:30
Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin Thaçi dhe të tjerët
specialja-s’e-perjashton-mundesine-e-nje-shtyrjeje-tjeter-te-vendimit-per-ish-kreret-e-uck-se

specialja-s’e-perjashton-mundesine-e-nje-shtyrjeje-tjeter-te-vendimit-per-ish-kreret-e-uck-se

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Paneli i Gjykatës së Apelit ka miratuar pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit.

“Më 29 shtator 2026, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Sipas njoftimit, Paneli miratoi të njëjtën zgjatje afati edhe për ZPS-në dhe caktoi datën 27 nëntor 2026 për dorëzimin e njoftimeve për apel nga ekipet e Mbrojtjes dhe nga ZPS-ja.

Në një vendim tjetër, Paneli i Apelit miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procesin e apelit.

“Paneli i Apelit miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procesin e apelit, në të cilin vendosi që të zbatohet një praktikë e ngjashme me atë që u zbatua gjatë gjykimit në shkallë të parë, me përshtatjet e nevojshme”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.