Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Spektakli i së premtes mbrëma në “Big Brother VIP Kosova” solli një moment kulmor, kur boksieri Drilon Rama u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Sipas rezultateve të votimit të publikut, Rama u vlerësua si më i votuari, duke siguruar kështu kalimin në finale. Megjithatë, vendimi u pasua nga reagime të ashpra brenda shtëpisë […]

Jan 11, 2025 - 14:00
 0  5
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Spektakli i së premtes mbrëma në “Big Brother VIP Kosova” solli një moment kulmor, kur boksieri Drilon Rama u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Sipas rezultateve të votimit të publikut, Rama u vlerësua si më i votuari, duke siguruar kështu kalimin në finale.

Megjithatë, vendimi u pasua nga reagime të ashpra brenda shtëpisë së BBVK. Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, shprehën pakënaqësi të hapur dhe dyshime mbi procesin e votimit.

“E dinim edhe ai do të fitojë edhe natën e mirë. Ne po dalim”, tha Gresa me një ton të dëshpëruar, duke lënë të kuptohet se ndjen mungesë transparence në këtë edicion. Ndërkohë, Xuxi shkoi më tej duke e krahasuar BBVK-në me festivalet muzikore shqiptare, ku sipas tij, fituesi shpallet paraprakisht dhe nuk vendoset nga publiku.

Këto deklarata kanë ndezur diskutime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Në rrjetet sociale, fansat e formatit kanë ndarë mendimet e tyre, me disa që mbështesin procesin e votimit dhe të tjerë që ndajnë shqetësimet e banorëve.

BBVK vijon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura në Kosovë dhe rajon, me momente të tensionuara dhe debate të shumta, që e bëjnë këtë edicion edhe më të diskutuar. Përfundimi i këtij rrugëtimi do të tregojë nëse këto dyshime do të ndikojnë në imazhin e formatit.