Zgjedhjet e parakohshme, Ahmeti: Janë zgjidhja më e mirë, do të jenë vitin e ardhshëm
I ftuar në Click Plsu në RTV21, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjidhja më e mirë për vendin janë zgjedhjet e parakohshme, pasi siç shtoi, “duhet të ketë klimë të re dhe situata në vend nuk duhet të përkeqësohet më tepër”, shkruan TV21. ...
I ftuar në Click Plsu në RTV21, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjidhja më e mirë për vendin janë zgjedhjet e parakohshme, pasi siç shtoi, “duhet të ketë klimë të re dhe situata në vend nuk duhet të përkeqësohet më tepër”, shkruan TV21. Ahmeti tha se zgjedhjet e parakoshme nuk parashihen të mbahen këtë vit, por vitin tjetër, që siç deklaroi, janë të gatshëm kurdo që do të mbahen.
“Duhet të ndryshohet klima, sigurisht ma merr mendja që edhe partia shumicë maqedone e ka kuptuar se gjërat nuk shkojnë mirë. Duhet patur kujdes në përzgjedhjen dhe respektim të shumicës së shqiptarëve dhe zgjidhja më e mirë do të ishte zgjedhjet e parakohshme. Nesër me u mbajtë ne jemi gati”, tha Ali Ahmeti.
Ai kritikoi VLEN-in për hyrjen në Qeveri, siç thotë Ahmeti pa legjitimitet. Ahmeti tha se ky le të jetë gabimi i fundit që partitë shqiptare hyjnë në Qeveri pa legjitimitet. Ahmeti tha se VLEN-i e shiti lëkurën shumë lirë. Mes tjerash Ahmeti theksoi se si BDI ka udhëhequr një dekadë me VMRO-në dhe një dekadë me LSDM, por siç tha pa marrëveshje nuk ka hyrë në Qeveri.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.