Zgjedhjet në Bërvenicë, ja sa votuan deri në orën 15:00

Deri në orën 15:00, në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bervenicës kanë votuar 5.064 votues, ndërsa dalja ka arritur në 31,17 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Vetëm në periudhë...

tetor 18, 2026 - 18:00
Zgjedhjet në Bërvenicë, ja sa votuan deri në orën 15:00

Deri në orën 15:00, në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bervenicës kanë votuar 5.064 votues, ndërsa dalja ka arritur në 31,17 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në 15:00, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe 1.733 qytetarë. Me këtë, dalja është rritur për 10,67 pikë përqindjeje në krahasim me prerjen e orës 13:00, kur përbënte 20,50 për qind.

Prerja e mëngjesit në orën 9:00 tregonte një dalje prej 2,46 për qind, gjegjësisht 400 votues, ndërsa deri në orën 11:00 kanë votuar 1.480 votues, ose 9,11 për qind.

Mpas mesatares komunale fshihen dallime të konsiderueshme mes qendrave të votimit. Dalja më e lartë deri në orën 15:00 është regjistruar në qendrën e votimit 2044 – 59,62 për qind, ndërsa më e ulëta në qendrën e votimit 2036/1 – 12,43 për qind.

Të dhënat për prerjen deri në orën 15:00 përfshijnë të gjitha 24 qendrat e votimit. Në Listën Zgjedhore për Komunën e Bervenicës janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.