Zhduket një 31-vjeçare nga Kumanova

Një 31-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur mbrëmjen e së mërkurës, më 4 nëntor, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Zhdukjen e saj në polici e ka raportuar babai i saj, 54-vjeçar, i cili ka njoftuar se vajza ishte l...

Nëntor 5, 2026 - 22:00
Zhduket një 31-vjeçare nga Kumanova

Një 31-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur mbrëmjen e së mërkurës, më 4 nëntor, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Zhdukjen e saj në polici e ka raportuar babai i saj, 54-vjeçar, i cili ka njoftuar se vajza ishte larguar nga shtëpia.

“Me datë 04.11.2026, në ora 20:00, në SPB Kumanovë, M. M. (54) nga Kumanova ka raportuar se nga shtëpia ishte larguar vajza e tij, M. Xh. (31)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e saj. Gazeta Flaka

The post Zhduket një 31-vjeçare nga Kumanova appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.