Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e Makfirete Kamer Avdylajt, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 1...


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e Makfirete Kamer Avdylajt, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 18 shtator 1980, është banore e lagjes “Brekoc” në Gjakovë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e saj.
“Luten të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur apo çfarëdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se çdo informacion mund të raportohet në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999, përmes adresës elektronike [email protected], si dhe përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Policia ka falënderuar qytetarët paraprakisht për bashkëpunimin dhe ndihmën në lokalizimin e personit të zhdukur.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.