Zhegrova “mbret” i driblimeve në Nations League, lë pas yjet evropianë
Edon Zhegrova po lë gjurmë në UEFA Nations League, duke u ngjitur në krye të renditjes për driblime të kompletuara. Ylli i Kosovës ka realizuar plot 18 driblime të suksesshme, duke lënë pas disa prej emrave më të spikatur të kompeticionit. ...


Edon Zhegrova po lë gjurmë në UEFA Nations League, duke u ngjitur në krye të renditjes për driblime të kompletuara.
Ylli i Kosovës ka realizuar plot 18 driblime të suksesshme, duke lënë pas disa prej emrave më të spikatur të kompeticionit.
Pas tij renditet Antonio Nusa me 13 driblime, ndërsa Arda Güler, Nuno Mendes dhe Tomaš Suslov kanë nga 11 driblime të kompletuara.
Renditja aktuale:
18 – Edon Zhegrova
13 – Antonio Nusa
11 – Arda Güler
11 – Nuno Mendes
11 – Tomaš Suslov
Me 18 driblime të suksesshme, Zhegrova është aktualisht lojtari me më së shumti driblime të kompletuara në UEFA Nations League.
Statistika është një tjetër dëshmi e aftësive të tij në duelet një kundër një, ku anësori kosovar vazhdon të jetë një prej lojtarëve më të rrezikshëm në kompeticion.
Zhegrova po konfirmon kështu edhe në nivel ndërkombëtar atë që e karakterizon më së shumti në fushë – aftësinë për të kaluar kundërshtarin dhe për të krijuar avantazh me topin në këmbë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.