Zhvillimet e fundit, Kurti konferencë në ora 15:00

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në votim morën pjesë 91 deputetë dhe të gjithë votuan pro, pa asnjë votë ...

tetor 6, 2026 - 16:00
Zhvillimet e fundit, Kurti konferencë në ora 15:00

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në votim morën pjesë 91 deputetë dhe të gjithë votuan pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

Projektligji kishte kaluar paraprakisht edhe në Komisionin për Legjislacion, ku ishte miratuar unanimisht nga deputetët e pranishëm.

Pas miratimit në lexim të parë, projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Qytetarët po kërkojnë miratimin edhe në lexim të dytë të Ligjit, duke qëndruar para Kuvendit të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.