Ziadin Sela i shqetësuar nga pamjet në Prishtinë, kritika të ashpra klasës politike në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve dhe tensioneve të fundit në sheshin e Prishtinës, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për pamjet që po vijnë nga kryeqyteti i Kosovës. Përmes një postimi në...

tetor 5, 2026 - 23:30
Ziadin Sela i shqetësuar nga pamjet në Prishtinë, kritika të ashpra klasës politike në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve dhe tensioneve të fundit në sheshin e Prishtinës, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për pamjet që po vijnë nga kryeqyteti i Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka bërë një paralele mes ngërçit politik në Maqedoninë e Veriut dhe situatës aktuale në Kosovë, duke e cilësuar “sëmundjen e pushtetit” si një murtajë që ka mbërthyer të gjithë shoqërinë shqiptare.

Sela ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, por ka theksuar se kalkulimet politike për pushtet nga klasa politike në Kosovë — në një kohë kur kërkohet unitet kombëtar më shumë se kurrë — përbëjnë një marri edhe më të madhe.

Postimi i plotë:

“I shqetësuar nga pamjet që vijnë nga sheshi i Prishtinës!
Në përpjekje për të sqaruar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe daljen nga ky ngërç politik poshtërues dhe nënvlersues ndaj shqiptarëve, kam deklaruar se pikënisja nga e cila duhet të nisemi si faktor politik do të ishte refuzimi i mjetit me të cilin klasa politike maqedonase bën me deputetin shqiptar! Nga përfaqësues populli i shndërron në mjet kundër interesave të popullit. E ky mekanizëm është një dhe vetëm një – JOSHJA ME PUSHTET. Ndërsa zgjidhja po ashtu një dhe e vetme – Mjekimi nga sëmundja që quhet pushtet si e vetmja formë për tu kthyer te nevojat që ka demosi si etnitet…

Fatkeqsisht kjo murtajë që mban këtë emër ka kapluar të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut po se po, Shqipërinë po ashtu, por fatkeqsisht Kosova e ditës së sotme është me të vërtetë një zhgënjim.

Marre!?

Me të vërtetë marre vendimi i gjykatës speciale për krerët e UÇK-së.
Por, MARRJA e kalkulimeve me pushtet, të klasës politike në Kosovë (pa përjashtim), në një kohë kur na duhet unitet si kurrë ndonjëhere tejkalon shumëfish Marrinë!”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.