Zjarr gjatë natës në Haraçinë, digjet një ekskavator “Volvo”

Një ekskavator i markës “Volvo” është përfshirë nga zjarri në rrugën “1” në fshatin Haraçinë, në rrethinë të Shkupit. Sipas njoftimit të SPB Shkup, rasti është raportuar më 30 shtator, rreth orës 02:36. Ekskavatori ishte në pronësi të nj...

shtator 30, 2026 - 22:00
Zjarr gjatë natës në Haraçinë, digjet një ekskavator “Volvo”

Një ekskavator i markës “Volvo” është përfshirë nga zjarri në rrugën “1” në fshatin Haraçinë, në rrethinë të Shkupit.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, rasti është raportuar më 30 shtator, rreth orës 02:36. Ekskavatori ishte në pronësi të një personi nga fshati Batincë.

Në incident nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post Zjarr gjatë natës në Haraçinë, digjet një ekskavator “Volvo” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.