Zjarr i madh në Plazhin e Madh të Ulqinit, flakët përfshijnë shezlongë
Një zjarr i madh shpërtheu të martën rreth orës 13:45 në Plazhin e Madh të Ulqinit. Zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe u përpoqën ta vinin zjarrin nën kontroll, ndonëse përpjekjet e tyre u vështirësuan nga erërat e forta që po...


Një zjarr i madh shpërtheu të martën rreth orës 13:45 në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe u përpoqën ta vinin zjarrin nën kontroll, ndonëse përpjekjet e tyre u vështirësuan nga erërat e forta që po e përhapnin flakën.
Sipas raportimeve të mediave malazeze, zjarri arriti edhe te “Cabo Beach”, ku u shkatërrua gjysma e pajisjeve të plazhit; megjithatë, restoranti në atë zonë shpëtoi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.