Zjarr i madh në Shuto Orizarë, digjen mbi 20 dyqane
Mbi 20 dyqane janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një qendër tregtare në territorin e Shuto Orizarës. Sipas njoftimit të policisë, më 11 shtator 2026, rreth orës 03:20, SPB Shkup është njoftuar se në nj...
Mbi 20 dyqane janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një qendër tregtare në territorin e Shuto Orizarës.
Sipas njoftimit të policisë, më 11 shtator 2026, rreth orës 03:20, SPB Shkup është njoftuar se në një qendër tregtare ishin djegur mbi 20 dyqane ku shiteshin tekstil dhe mallra të tjera.
Dyqanet janë në pronësi të S.S., i cili i kishte dhënë ato me qira.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve – Shkup. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave të zjarrit.
Flaka
The post Zjarr i madh në Shuto Orizarë, digjen mbi 20 dyqane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.