Zjarr i madh në Shuto Orizarë, flakët përpijnë mbi 20 dyqane

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit një qendër tregtare në Shuto Orizarë, ku janë dëmtuar rëndë mbi 20 dyqane me tekstile dhe mallra të tjera. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarri është raportuar rreth ...

shtator 11, 2026 - 20:30
Zjarr i madh në Shuto Orizarë, flakët përpijnë mbi 20 dyqane

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit një qendër tregtare në Shuto Orizarë, ku janë dëmtuar rëndë mbi 20 dyqane me tekstile dhe mallra të tjera.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarri është raportuar rreth orës 03:20 dhe është shuar nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 15 zjarrfikës me gjashtë automjete, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit ka zgjatur nga ora 03:30 deri në 06:45.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.