Zjarr i madh pranë Miletinës, flakët kërcënojnë vendbanimin – nisen dy avionë për ndërhyrje
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në Komunën e Bërvenicës, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt vendbanimit. Për përballimin e situatës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka angazhuar dy avio...
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në Komunën e Bërvenicës, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt vendbanimit.
Për përballimin e situatës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka angazhuar dy avionë “Er Tractor”, të cilët janë nisur drejt zonës së zjarrit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Në terren janë edhe ekipet e zjarrfikësve të Tetovës, por ndërhyrja po vështirësohet për shkak të terrenit të paarritshëm dhe të rrezikshëm, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e komplikon operacionin.
Drejtori i DMS-së, Stojançe Angellov, njoftoi se ka urdhëruar ngritjen e dy avionëve me qëllim që të krijohen kushte më të favorshme për futjen e zjarrfikësve në zonën pyjore.
“Kemi një zjarr të madh pranë fshatit Miletinë, i cili e kërcënon vendbanimin”, deklaroi Angellov.
Ndërkohë, situatë e vështirë raportohet edhe në Ramno, në Malin e Zi të Shkupit, ku zjarri po vazhdon prej dy ditësh. Për shkak të erës së fortë, tymi është përhapur edhe në disa pjesë të Shkupit.
Autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të të dyja vatrave të zjarrit. Flaka Media
The post Zjarr i madh pranë Miletinës, flakët kërcënojnë vendbanimin – nisen dy avionë për ndërhyrje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.