Zjarr mbi fshatin Bojanë të Shkupit, në terren ekipet e zjarrfikësve
Mbi fshatin Bojanë të komunës së Studeniçanit ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë ...
Mbi fshatin Bojanë të komunës së Studeniçanit ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.
“Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, deklaroi Ali.
Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha shërbimet dhe institucionet e angazhuara në terren.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.