Zjarr në kantierin e stadiumit të Shkëndijës, digjet ekskavatori në Haraçinë

Një ekskavator që përdorej për ndërtimin e stadiumit të “Shkëndijës” në Haraçinë është përfshirë nga zjarri gjatë natës. Rasti është raportuar në polici rreth orës 02:36. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipet e Bri...

tetor 1, 2026 - 12:30
Zjarr në kantierin e stadiumit të Shkëndijës, digjet ekskavatori në Haraçinë

Një ekskavator që përdorej për ndërtimin e stadiumit të “Shkëndijës” në Haraçinë është përfshirë nga zjarri gjatë natës. Rasti është raportuar në polici rreth orës 02:36.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, e cilësoi incidentin si përpjekje për të penguar realizimin e projektit dhe kërkoi që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt rastin dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Ai theksoi se incidenti nuk do ta ndalojë ndërtimin e stadiumit, gurthemeli i të cilit u vendos të premten e kaluar.

Për rastin reagoi edhe koalicioni VLEN, i cili e cilësoi ngjarjen si sulm ndaj një projekti zhvillimor dhe deklaroi se punimet do të vazhdojnë.

Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit mbeten për t’u përcaktuar nga organet kompetente.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.