Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.  “Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë

Jan 21, 2026 - 18:00
 0
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri. 

“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla.

Sipas saj , situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.

“Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, thuhet në konfirmim.