Zjarr në një banesë në Shkup, zjarrfikësi dërgohet në spital pas thithjes së tymit
Më 3 tetor 2026, rreth orës 16:20, në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në rrugën “Divizioni 50” në Shkup. Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit. Gjatë intervenimit, n...
Më 3 tetor 2026, rreth orës 16:20, në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në rrugën “Divizioni 50” në Shkup.
Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit. Gjatë intervenimit, një zjarrfikës ka pësuar shqetësime si pasojë e thithjes së tymit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga një ekip i SPB Shkup.
Flaka
The post Zjarr në një banesë në Shkup, zjarrfikësi dërgohet në spital pas thithjes së tymit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.